Flash

Korea e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa si paralajmërim për Korenë e Veriut

Lapsi.al 6 June 2022
Korea e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa si paralajmërim për
Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar të hënën tetë raketa, si përgjigje ndaj raketave balistike që ka lëshuar Koreja Veriore një ditë më parë.

Ky veprim vjen pasi Pheniani vazhdon të përshkallëzojë testimet me raketa.

Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, ka thënë se Qeveria e tij do të përgjigjej ashpër ndaj secilit provokim që vjen nga fqinji verior.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë çarje në mbrojtje të jetëve dhe pronave të popullit tonë”, ka thënë ai.

Duke folur para një vendi përkujtimor të luftës në Seul, ai ka shtuar se programet verikoreane bërthamore dhe ato të raketave “janë duke prekur nivele që kërcënojnë jo vetëm paqen në Gadishullin Korean, por edhe në Azinë Verilindore dhe gjithë botën”, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kryejnë vazhdimisht stërvitje të përbashkëta ushtarake, të cilat zemërojnë Korenë e Veriut.

Koreja Veriore ka kryer disa testime të raketave në muajt e fundit, duke përfshirë raketa balistike interkontinentale, për herë të parë pas pjesë vjetëve.

Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testime të tilla dhe kanë vendosur sanksione të ashpra në të kaluarën për veprime të ngjashme./ REL

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI