Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lavrov e thotë troç: Ballkani i Hapur është nismë serbe, BE dhe NATO nuk e duan, Rusia e mbështet

Lapsi.al 6 June 2022
Lavrov e thotë troç: Ballkani i Hapur është nismë

Ajo cfarë është thënë vazhdimisht dhe është parë me dyshim se në fakt "Ballkani i Hapur" është një nismë që i shërben më shumë Serbisë, është thënë hapur tashmë nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.  Ai thotë ndër të tjera se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:

“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.

Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja. Vec Vucic një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj nisme është kryeministri shqiptar Edi Rama. Në emër të Ballkanit të Hapur ai në jo pak raste i është kundërvënë Albin Kurtit pse kryeministri i Kosovës refuzon ta pranojë nismën. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI