Flash

“Ofertë arkaike”: Federata i propozon paga qesharake, lojtarët e Kanadasë bëjnë grevë e anullojnë miqësoren

Lapsi.al 6 June 2022
“Ofertë arkaike”: Federata i propozon paga qesharake,

Miqësorja e Kanadasë kundër Panamasë u anulua pak orë para fillimit për shkak të një greve të lojtarëve amerikanoveriorë, të pakënaqur me kushtet e pagave të ofruara nga federata e tyre në një marrëveshje të re kolektive. Federata Kombëtare, Canada Soccer, ka konfirmuar në Tëitter anulimin e këtij takimi përgatitor për Botërorin e fundvitit në Katar, për të cilin “Canucks” janë kualifikuar, 36 vite pas pjesëmarrjes së tyre të parë në këtë event. Kombëtarja kanadeze ka deklaruar se refuzoi kushtet e një kontrate të re të ofruar nga federata e tyre të enjten e kaluar.

“Canada Soccer priti deri në mbrëmjen e 2 qershorit për të paraqitur një ofertë arkaike dhe sekretari i përgjithshëm dhe presidenti i federatës u vunë në dispozicion për herë të parë për të kontaktuar lojtarët vetëm më 4 qershor në orën 16 – shpjeguan lojtarët – Për këto arsye, vendosëm zemërthyer që të mos luajmë ndeshjen kundër Panamasë. Është koha të mbajmë qëndrim për të ardhmen e futbollit në Kanada”.

Federata Kanadeze e Futbollit përmes presidentit të saj, Nick Bontis, tha se ishte "shumë e zhgënjyer me vendimin e lojtarëve për të refuzuar të luajnë. Canada Soccer ka punuar në mirëbesim me lojtarët për të gjetur një zgjidhje që është e drejtë për të gjithë. Ne besojmë se kemi paraqitur një ofertë të drejtë për lojtarët”.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi e Kanadasë që anulohet në javët e fundit: e para ishte ndeshja miqësore e planifikuar me Iranin, një tjetër kombëtare e kualifikuar në Kupën e Botës, pas fjalëve të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili kishte përcaktuar takimin një "ide të keqe" për familjet e pasagjerëve që vdiqën në rrëzimin nga iranianët të fluturimit të Ukraina Airline, i cili u nis nga Teherani në janar 2020. Tetëdhjetë e pesë nga njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë viktimat ishin kanadezë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI