Flash

Pogba, dita e kthimit te Juventus: tre vjet kontratë për 7,5 milionë euro në sezon

Lapsi.al 6 June 2022
Pogba, dita e kthimit te Juventus: tre vjet kontratë për 7,5

Paul Pogba është një hap larg rikthimit të shumëpritur në Torino dhe për këtë arsye do të jetë goditja e parë e madhe në Juventus, që do të nisë kështu rindërtimin. Një lidhje që nuk është shkëputur asnjëherë ajo mes francezit dhe bardhezinjve pas lamtumirës në 2016. Mbetet vetëm të përcaktohen detajet e operacionit: tre vjet kontratë për 7.5 - 8 milionë euro në sezon, me hipotezën e një periudhë katërvjeçare nëse përfshihet edhe opsioni për një vit shtesë.

Takimi i fundit mes klubit dhe Rafaela Pimentas, menaxheres që kujdeset për interesat e Pogba dhe lojtarëve të tjerë të Raiolës pas vdekjes së tij, do të jetë për rrjedhojë vendimtare. Edhe konkurrentët e mundshëm tani kanë bërë mënjanë. Real Madrid ka vendosur të fokusohet tek ai që konsiderohet trashëgimtari i Pogbas, që është Aurélien Tchouameni i Monakos dhe gjithashtu hipoteza e PSG duket se tashmë është zbehur, pavarësisht fuqisë së tepruar ekonomike të parisienëve dhe zërave për një ardhje të mundshme të Zidane në pankinë.

Konfirmimin e mëtejshëm të rikthimit të Paul, e kanë bërë sinjale të ndryshme nga fusha. Ditët e fundit, në fakt, disa fqinjë torinezë të kampionit francez kanë njoftuar për punime në rezidencën e tij të vjetër, por mbi të gjitha për mbërritjen e të gjithë flotës së makinave.

Pas 6 vitesh larg nga Torino, mund të thuhet se Paul tani është gati të përqafojë sërish shokët e tij të vjetër. Por nga ai sezon i fundit, të mbijetuarit janë të paktë dhe shumë prej atyre që kanë mbetur i kanë valixhet në dorë. I vetmi i sigurt për të qëndruar është kapiteni i ri, Leonardo Bonucci, ndërsa për Ruganin, Alex Sandro, Cuadrado dhe Morata, aventura e Juventusit mund të jetë në fund të krediteve. Megjithatë, Pogba do të gjente ish-bashkëlojtarë të tjerë, me të cilët megjithatë nuk do të ndajë fushën: Padoin në stafin teknik, Storari në drejtim dhe De Ceglie, i cili është bashkëpunëtor në skuadrat e të rinjve të klubit që nga viti 2021.

POGBA POSTON FOTO NË BARDHEZI

"Mos u shqetëso për të ardhmen, nuk ka mbërritur akoma. Shqetësohu vetëm për të tashmen e shfrytëzoje më së miri".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI