Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rriten 40-60% çmimet e pronave në bregdet

Lapsi.al 6 June 2022
Rriten 40-60% çmimet e pronave në bregdet

Kërkesa e lartë nga shtetas të huaj ka rritur 40-60% çmimet e apartamenteve ekzistuese nga Shkëmbi i Kavajës, Lungomare e deri në Sarandë brenda vitit. Në resortet e reja që po ndërtohen në Rivierë, çmimet e apartamenteve nisin nga 2,000 deri në 4,500 euro/m². Këtë vit janë shtrenjtuar edhe çmimet e vilave në bregdet. Vilat elitare me pamje nga deti po shiten 1,2 mln euro nga 1 mln euro që ishte çmimi i tyre në vitin 2021. Në resortet e Jugut, pronat po blihen më shumë nga shqiptarët, për të investuar në qiradhënie apo rishitjen e tyre te të huajt, për shkak të rritjes së çmimeve nga viti në vit.

 

Dorina Azo

Apartamentet e reja në bregdet, këtë vit, po shiten mbi 900 euro/m². Agjencitë imobiliare pohojnë se çmimet në ndërtimet e reja janë shtrenjtuar në vendet si: Durrës, Qerret, Sarandë dhe Vlorë.

Në Durrës, çmimet e apartamenteve larg zonës së plazhit janë shtrenjtuar 20%, ndërsa ndryshimi më i madh është te pronat në vijën e parë të Shkëmbit të Kavajës, me çmime 46% më të larta.

Në Qerret, çmimet e shtëpive të reja nga 1,200 euro/m² në 2021 këtë vit kanë arritur deri në 1,400 euro/m² (rritja 16%). Në Sarandë, çmimet e apartamenteve vijuan rritjen edhe për këtë vit. Në ndërtimet e reja të periudhës 2021-2022, çmimet janë shtrenjtuar 40%. Rritja është e njëjtë edhe në apartamentet e stokut të krijuar me ndërtimet e para 10 viteve.

Në këtë qytet, vijojnë të shiten apartamente VIP, për shkak të pozicionit të lakmuar buzë detit dhe sipërfaqes së madhe të verandave me çmime deri në 3,500 euro/m² (vjet agjentët pohuan se pronat VIP u shitën edhe me 4,000 euro/m²).

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga kostot më të larta të ndërtimit, për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit, cilësisë, standardeve të projekteve të reja dhe kërkesës së lartë për blerje pronash në bregdet nga shtetas të huaj.

Çmime të larta këtë vit kanë edhe edhe apartamentet në ndërtime 2-3-katëshe ende të papërfunduara të resorteve kryesore. Në resortin turistik të “Kep Mërlit” në Ksamil, çmimet e apartamenteve kanë arritur 4,500 euro/m², në “San Nicolas”, Palasë 2,500 euro/m², në “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit 1,700 deri 2,200 euro/m² dhe në Vlorë, deri në 2,000 euro/m². Çmimet për këto ndërtime parashikojnë të shënojnë rritje 10-15% për vitin 2023./Monitor

Të këshilluara

Rikthehen pas 1 muaji bombardimet ndaj Kievit

Forcat ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës. Që nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në 28 prill në Kiev nuk ishin kryer...

22:57

Një tjetër makinë bie në Lanë

Një automjet përfundoi anës lumit të Lanës në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe foton më lart, tho...

20:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI