Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sherr mes komshinjve në Fushë Krujë, njëri mbetet i plagosur me armë

Lapsi.al 6 June 2022
Sherr mes komshinjve në Fushë Krujë, njëri mbetet i plagosur

Dy komshinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin këtë të hënë në Fushë Krujë, ndërsa njëri prej tyre është plagosur me armë. Sipas informacioneve, autori Blerim Selaci ka plagosur Lufti Kupën, për arsye banale.

44-vjeçari tashmë është në kërkim, ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI