Flash

“T’i thyej këmbët”. Pas kërcënimit, Haaland i festoi në fytyrë Milosevic: "Më quajti ku**ë"

Lapsi.al 6 June 2022
“T’i thyej këmbët”. Pas kërcënimit,

Falë dygolëshit të tij, Norvegjia fitoi derbin skandinav të Ligës së Kombeve kundër Suedisë dhe pas golit të dytë Erling Haaland festoi para Aleksandër Milosevic. Një gjest që sulmuesi i ri i Manchester City e shpjegoi në fund të ndeshjes. "Së pari më quajti ku**ë dhe mund të siguroj se nuk jam - tha ai për TV2 - dhe më kërcënoi se do të më thyente këmbët. Pastaj një minutë më vonë shënova."

Akuza të ashpra që mbrojtësi i AIK-ut i hedh poshtë. “Është shumë e vrazhdë ajo që tha, sepse unë nuk flas norvegjisht dhe ai nuk flet suedisht, kështu që nuk e di se si mund të kishim komunikuar - u mbrojt ai - unë nuk flas anglisht në fushë, kështu që është për t'u habitur që ai thotë gjëra që nuk i kam thënë kurrë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI