Flash

Video/ Sherr mes Richarlison e Vinicius Jr: kaos te Brazili, Neymar evitoi grushtat

Lapsi.al 6 June 2022
Video/ Sherr mes Richarlison e Vinicius Jr: kaos te Brazili, Neymar evitoi

Fitorja e zhurmshme 5-1 në miqësoren kundër Koresë së Jugut nuk duket se ka sjellë shumë qetësi në grumbullimin e Brazilit. Dy nga yjet e shumtë të Selecaos, Richarlison dhe Vinicius Jr, pothuajse u kapën me grushte gjatë një seance stërvitore në përgatitje para ndeshjes kundër Japonisë. Ndërhyrja e shokëve të tij, Neymar i pari, ishte e nevojshme për të ndarë dy sherrxhinjtë.

Jo gjithçka shkoi mirë në stërvitjen e Brazilit përpara ndeshjes miqësore të sotme kundër Japonisë, të fituar 0-1 në Stadiumin Olimpik Kombëtar të Tokios. Në fakt, Richarlison dhe Vinicius Jr patën një grindje të ashpër gjatë nxemjes. Aq i ndezur ishte konflikti saqë disa shokë të skuadrës u desh të ndërhynin për t'i ndarë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Të dy janë fotografuar teksa sulmuesi i Evertonit kapi yllin e Real Madridit nga fanella.

Shokët e skuadrës, përfshirë kapitenin e Selecaos, Neymar, ish-mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta dhe veteranin Dani Alves, u futën shpejt mes tyre për t'i ndarë dhe për të rivendosur qetësinë. Por ky veprim, siç shihet edhe nga pamjet, duket se e ka inatosur më tej Richarlison, ku Neymar është detyruar t'i vendosë duart në qafë. Në fund, dy “grindavecët” janë larguar nga njëri-tjetri dhe të dy kanë shkuar vecmas në dhomat e zhveshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=ew-sMgcu6vg

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI