Flash

Albin Kurti në Britani: NATO ndali gjenocidin në Kosovë, bllokimi i hapësirës ajrore për Lavror ishte goditje për Kremlinin

Lapsi.al 7 June 2022
Albin Kurti në Britani: NATO ndali gjenocidin në Kosovë, bllokimi

Në kuadër të vizitës në Britani të Madhe, kryeministri Albin Kurti ka folur sot në Universitetin e Kembrixhit mbi gjendjen në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s 23 vjet më parë për të ndalur gjenocidin e shtetit serb ndaj popullit shqiptar.

Ai me këtë rast përmendi pasojat që shqiptarët përjetuan gjatë luftës në Kosovë.

“Perëndimi demokratik dëshironte që ta ndalte këtë gjenocid. Aq sa mbron NATO Kosovën, nuk kam pretendime tejet të larta që Kosova mbron NATO-n po ashtu, sepse jemi pjesë e historisë së kaluar, të tashmes, por edhe të ardhmes”, tha Kurti.

Ai foli edhe për qasjen që Kosova e Serbia kanë kundrejt Perëndimit dhe Rusisë, si dhe ndikimin e Rusisë në Serbi.

Kryeministri foli edhe për pengesat që tri shtetet fqinje, të cilët janë anëtare të NATO-s, kanë penguar fluturimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi, që sipas tij është një goditje e dytë më e madhe ndaj Kremlinit.

Kurti gjatë ditës në Britani është pritur në takim nga sekretarja e Jashtme, Lis Truss. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI