Flash

Berisha “zbut” tonet me Metën: Nuk kam asnjë qejfmbetje

Lapsi.al 7 June 2022
Berisha “zbut” tonet me Metën: Nuk kam asnjë qejfmbetje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qejfmbetje me presidentin aktual Ilir Meta, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të kreut të ri të shtetit Bajram Begaj.

I pyetur për deklaratat e Metës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin Berisha tha se do të donte vetëm që Meta ta kishte shtyrë për raundin e pestë.

"Jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është se kushtetuta nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë, nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj, ka diskutim. Të vetmin qefmbetje që kam është që ta kishte shtyrë për në raundin e pestë dhe shanset që të dështonte ai raund nuk ishte i vogël.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI