Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Johnson fitoi një betejë, por edhe për sa kohë do qëndrojë

Lapsi.al 7 June 2022
Johnson fitoi një betejë, por edhe për sa kohë do

Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë mocionit të mosbesimit duke siguruar mbështetje të mjaftueshme në partinë e tij për të qëndruar në detyrë me gjithë revoltën në radhët e konservatorëve të partisë së tij, e cila ka të ngjarë ta dobësojë atë si udhëheqës dhe të ngjallë pasiguri për të ardhmen e tij.

Ai fitoi mbështetjen e 211 prej 359 deputetëve konservatorë, pra më shumë se shumica e thjeshtë e nevojshme prej 180 votash për të mbetur në pushtet. Gjithsesi edhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar, 148 deputetë, ishte i konsiderueshëm.

Kjo shifër si dhe vetë fakti që partia e tij e mbështeti mbajtjen e mocionit të mosbesimit është shenjë e ndasive të thella mes konservatorëve, më pak se 3 vjet pasi Boris Johnson e udhëhoqi partinë drejt fitores më të madhe zgjedhore prej disa dekadash.

“Nëse do të ketë një sërë humbjesh të tjera në zgjedhjet e fundit të këtij muaji, kritikët e Boris Johnson mund të thonë: "Ne ju thamë" – thuhet në një shkrim të BBC.

Sipas gazetarit të BBC, Iain Watson, disa ministra tani do përpiqen t’a bindin kryeministrin të largohet vetë. Presioni do të rritet përsëri kur një komitet ndërpartiak të fillojë të hetojë nëse ai qëllimisht mashtroi Parlamentin për festat në zyrë me stafin në kohën kur vendi ishtej në karantinë.

Fitore për sonte për Boris Johnson, por ai mund të ketë fituar vetëm një betejë dhe jo luftën brenda partisë së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI