Flash

Shpërthim tritoli në makinën e një polici në Kavajë

Lapsi.al 7 June 2022
Shpërthim tritoli në makinën e një polici në

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Kavajën mbrëmjen e së martës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet të parkuar në garazhin e një pallati.

Ai ishte vendosur në mjetin e një punonjësi policie duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mediat raportojnë se makina i përket Lulzim Muçës, polic qarkullimi.

NJOFTIMI

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip "Opel" në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përplas 12-vjeçarin në Lezhë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”. Një automjet tip Benz ka përplasur n...

22:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI