Flash

Cuadrado, mesazh dashurie për Juventus: "Këtu jam mirë, nuk kam refuzuar asnjë propozim"

Lapsi.al 8 June 2022
Cuadrado, mesazh dashurie për Juventus: "Këtu jam mirë, nuk
Juan Cuadrado tenton t’i hedhë ujë zjarrit, duke mohuar zërat për tensione mes tij dhe Juventusit për rinovimin e kontratës: “Ndihem shumë mirë te Juventusi, në asnjë moment nuk kam refuzuar asnjë propozim, sepse nuk ka pasur asnjëherë asnjë negociatë - ishin fjalët e tij që ia besoi rrjeteve sociale - Kam respekt të madh për klubin tim dhe për shokët e skuadrës”. Gjatë sezonit të fundit, u aktivizua rinovimi automatik, deri në vitin 2023, i marrëveshjes që lidh kolumbianin me bardhezinjtë, me një pagë neto prej rreth 5 milionë euro. Megjithatë, disa rikonstruksione të ditëve të fundit folën për një negocim për ta shtrirë bashkëpunimin në dy sezone, me një propozim për rinovim deri në vitin 2024 dhe një pagë vjetore pothuajse të përgjysmuar. Një rrethanë e mohuar tashmë nga vetë “Panita”. Mesazhi i dashurisë për Juventusin duket se heq edhe hipotezën e një lamtumire të afërt (mbi të është interesimi i Romës së Mourinhos). Rreziku për bardhezinjtë, natyrisht, është humbja e tij me parametër zero pas një viti, kur Cuadrado është gjithsesi 35 vjeç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI