Flash

Grabitën bankën me armë në Koplik, lihet në burg tre të arrestuarit

Lapsi.al 8 June 2022
Grabitën bankën me armë në Koplik, lihet në burg tre

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Bekim Gurra, Admir Shabën dhe Armir Shabën, të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik, më 9 maj. Armir dhe Admir Shaba kane mohuar akuzat ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë seancës, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Ndue Pjetra.

Kujtojmë se tre persona të veshur me të zeza me maskë Halloween-i në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikovë grabitën bankën. Bazuar nga kamerat e sigurisë, si fillim ata përballen jashtë me rojën e bankës, duke e shtrirë përtokë dhe mbajtur peng. Më pas njëri prej tyre me armë kërcënon të pranishmit dhe mban të shtrirë përtokë rojën, kurse dy të tjerët shkojnë të marrin paratë me një çantë të zezë. Të pranishmit janë të shtrirë përtokë, të terrorizuar nga ngjarja. Pasi marrin paratë ata largohen me një makinë të zezë tip “Golf”.  Një muaj pas kësaj grabitje policia mundi të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Policia identifikoi se disa ditë para ngjarjes 22-vjeçari Bekim Guraj i veshur si punonjës policie qëndronte përpara bankës dhe studionte ambientin  dhe më pas në bashkëpunim me dy kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet tip “Golf 3” të maskuar dhe të armatosur me dy kallashnikovë kryen grabitjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI