Flash

'Ke vrarë këtë, ke therur atë', Rama ironizon krimet e luftës në sy të Vuçiçit

Lapsi.al 8 June 2022
'Ke vrarë këtë, ke therur atë', Rama ironizon

Në sy të Vuçiçit të Serbisë, Kovaçevskit të Maqedonisë së Veriut dhe të Abazoviçit të Malit të Zi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me ironi dhe përçmim për krimet e luftës në Ballkan, gjatë samitit të radhës së Ballkanit të Hapur.

Ndërsa ndërtoi një alegori me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Rama bëri për të qeshur panelin kur krahasoi integrimin në Bashkimin Europian me një dasëm, ku nusja nuk vjen asnjëherë.

Dhe ndërsa i personifikoi shtetet e Ballkanit me dhëndrin, pra me një burrë, ndërsa Bashkimin Europian me nusen, ai nënvizoi se do të ishte më mirë të kishim qenë ne nusja sepse kështu dasma do të kishte ndodhur.

Më tej duke folur për burrin, duke iu referuar kështu shteteve të Ballkanit, shtoi se atë e konsiderojnë “me probleme”, duke i kujtuar se si ka vrarë e therur në të shkuarën.

“Ballkani i Hapur është burrë, Europa është nusja. Kjo është keq për ne. Do të ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu” u shpreh kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij para presidentit të Serbisë, Vuçiç, para kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Deklarata e Ramës vjen pas refuzimit të parlamentit të Shqipërisë për të miratuar disa rezoluta që dënojnë krimet serbe në Ballkan, përkatësisht atë në Bosnje Hercegovinë dhe krimet e luftës në Kosovë.

Rezolutat janë hedhur poshtë me arsyetimin se ishin propozuar nga Sali Berisha, i shpallur non grata, por duket se pas votës kundër qëndron nisma e Ballkanit të Hapur. Pak ditë më parë, një deklaratë të tillë e bëri deputetja e PS, Ermonela Felaj, por duket se pohimi i saj nuk paska qenë një gafë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI