Flash

Mos e quani më Thomas: mesfushori i Arsenal përqafon Islamin e ndryshon emër

Lapsi.al 8 June 2022
Mos e quani më Thomas: mesfushori i Arsenal përqafon Islamin e

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, njoftoi se kishte ndryshuar emrin pasi u martua me një vajzë muslimane dhe u konvertua në fenë Islame. Megjithatë, duket se 28-vjeçari nga Gana i rritur te Atlètico Madrid do ta mbajë Thomas të shkruar në pjesën e pasme të fanellës së tij të futbollit…

I rritur si i krishterë në Ganën lindore, Thomas Partey u tha mediave në vendin e tij marsin e kaluar se ai ishte bërë mysliman falë Sara Bella, një vajze marokene që u bë gruaja e tij. Gjithashtu në pranverë, një foto e tij qarkullonte vazhdimisht në rrjetet sociale në shoqërinë e një imami, ndërsa të dy mbanin në duar Kuranin, shkrimet e shenjta të Islamit. Një konvertim i bindur dhe i sinqertë, deri në ndryshimin e emrit të shpallur këto ditë: emri i tij mysliman tashmë është Yakubu.

Mesfushori, i cili sezonin e fundit me fanellën e Topçinjve bëri vetëm 26 paraqitje për shkak të dëmtimeve të ndryshme, në një video në Instagram, të publikuar nga gazetarja ganeze Nana Aba Anamoah, ka thënë me shaka: “Kam një vajzë që e dua, e di që të dashurat e mia do të më lënë, por ky nuk është problem”. Më pas, duke u bërë serioz, ai shtoi: “Unë jam rritur me muslimanë, kështu që për mua në fund është e njëjta gjë. Unë u martova dhe emri im mysliman tani është Yakubu”.

Dhe si Cassius Clay, i cili pas konvertimit të tij u bë Muhamed Ali, tani Thomas Partey është bërë Yakubu. Por tifozët e Arsenalit dhe komentuesit e Premier League mund të vazhdojnë ta quajnë atë me emrin e tij të vjetër...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI