Flash

Nafta "fluturon" 258 lekë, më shtrenjtë se kudo në rajon

Lapsi.al 8 June 2022
Nafta "fluturon" 258 lekë, më shtrenjtë se kudo në

Çmimi i naftës ka kapur majat e veta më të larta duke arritur në shifrat e fillim marsit. Sot ai është rritur me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Bordi i qeverisë i përbërë nga anëtarë të kompanive private e ka lidhur këtë rritje të re me bursat ndërkombëtare, ku një ton naftë ka arritur në 1350 pra 120 dollarë me shtrenjtë se më parë.

Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, ndërsa gazi , do të jetë 86 lekë/litri me pakicë.

Ndonëse nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, qeveria nuk ka bërë asnjë hap pas për të pezulluar një bord në konflikt interesi dhe për të zbatuar sugjerimin e FMN-së për të bërë paketa ndihme për qytetarët më të prekur.

Kjo godtije me çmimet ka shkaktuar edhe shumë reagime ditën e sotme. Kështu aktivisti i OP, Arlind Qori ka shkruar; " Nafta 258 lekë!!! Funksioni i Bordit të Transparencës nuk është t’u vendosë spekulatorëve kufirin te thana, por t’i vërë spekulimit vulën e shtetit".

Ndërsa gazetari ekonomik Klodian Tomori ka shkruar në Facebook-un e tij: "Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda" ka shkruajtur Tomorri.

Po ti hedhim një sy çimeve në rajon, në Shqipëri nafta është më shtrenjtë se kudo, sepse në Kosovë ajo kushton 1.79 euro, në Serbi 1.75 euro, në Mal të Zi 1,57 euro dhe Maqedoni 1.66.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI