Flash

Raportuesi për Shqipërinë në CDU: Qëndrimi ndaj PD me ardhjen e Sali Berishës

Lapsi.al 8 June 2022
Raportuesi për Shqipërinë në CDU: Qëndrimi ndaj PD me

Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer vizitoi për disa ditë Shqipërinë ku takoi një sërë përfaqësuesish të partive politike, qeverisë, opozitës dhe diplomatë. Ai thotë se 2 ka qenë fokusi. E para është anetarësimi i Shqipërisë në BE.

“Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE” – thotë Beyer në një shkrim në Facebook.

Temë e dytë e diskutimeve ka qenë situata në Partinë Demokratike.

“Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin.

Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA” – thotë Beyer. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI