Flash

Suarez në Serie A, por nuk e sjell Juventus: Pistolero përjashton rikthimin në Amerikën e Jugut

Lapsi.al 8 June 2022
Suarez në Serie A, por nuk e sjell Juventus: Pistolero përjashton

Pas përfundimit të kontratës me Atletico Madridin, Luis Suarez dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë për të arritur në formën më të mirë në Kupën e Botës në Katar. Siç raportohet nga Olé, sulmuesi uruguajan ia ka besuar mendimet e tij Enzo Francescolit, drejtorit sportiv të River Plate ditët e fundit. Pistolero do të dëshironte të vazhdonte karrierën e tij në një qytet po aq tërheqës sa Madridi dhe, në këtë kontekst, Sevilja, Bilbao dhe Firence duken të jenë destinacionet më tërheqëse. Pengesa e madhe është paga prej 7.5 milionë lekësh në vit, një shifër përtej mundësive të Fiorentinës.

Në moshën 35-vjeçare, Suarez, dëshiron një kontratë të fundit në Evropë dhe më pas ndoshta ta mbyllë karrierën e tij te Inter Miami, ku miku i tij Messi mund të bashkohet me të pas disa sezonesh. Fiorentina do të përfaqësonte një sfidë intriguese dhe 4-3-3 e Italianos do të përshtatej shumë me aftësitë e qendërsulmuesit. Nyjë mbetet paga shumë e lartë, një pengesë që mund të anashkalohej duke e shpërndarë pagën në dy sezone. Pasi shkoi shumë pranë Juventusit disa vite më parë ku u zbulua historia e keqe e çështjes së pasaportës, Pistolero mund të zbarkojë vërtet në Serie A.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI