Flash

Video/ “Luaj më mirë kur jam titullar”: Broja kalon Covid dhe i dërgon një mesazh Rejas

Lapsi.al 8 June 2022
Video/ “Luaj më mirë kur jam titullar”: Broja kalon Covid

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Izraelit. Armando Broja që mungoi në transfertën e Islandës ka në konferencën për media për sfidën e dytë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit: “Fizikisht jam mirë. Kam pasur Covid në përfundim të sezonit me Southampton, por tanimë jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje të personalizuar në Angli këto ditë dhe jam mirë. Pardje erdha, bëra stërvitje me ekipin dje dhe jam mire”, tha Broja, i cili i është bashkuar Kombëtares në stërvitjen e djeshme.

Sulmuesi që ka pezull edhe të ardhmen pas rikthimit të Chelsea pas huazimit, kërkon të bëjë diferencën në fushë, edhe për të lënë pas performancën jo shumë të mirë me Islandën në aspektin ofensiv: “E bën trajneri ekipin. Unë e pashë ndeshjen nga jashtë dhe kemi luajtur mirë, por mundemi edhe më shumë si ekip. Kundër Izraelit do të jetë edhe më e vështirë, por unë mendoj se do bëjmë maksimumin dhe uroj të marrim 3 pikë – tha sulmuesi duke I dërguar në fund një mesazh edhe teknikut Edoardo Reja -. “Unë luaj më mirë kur jam titullar sepse kam më shumë minuta në fushë, por është vendim i trajnerit dhe duhet dëgjuar mendimi i tij. Nuk kam presion kur luaj futboll, jam i ri. Për mua futbolli është gjëja më e bukur për mua, kënaqem dhe jap maksimumin”.

https://www.youtube.com/watch?v=yZIFLmOqQko

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI