Flash

Dybala i tha 'po' Interit: brenda javës firma për ta veshur Joya-n zikaltër

Lapsi.al 9 June 2022
Dybala i tha 'po' Interit: brenda javës firma për ta veshur

Paulo Dybala ka ndjekur gjithçka nga Miami, ku ndodhet me pushime me partneren e tij, padyshim duke u përditësuar nga menaxheri i tij Antun. Asnjë surprizë, gjithçka pak a shumë siç pritej, duke përfshirë edhe përplasjet verbale të përfolura, lojë normale e palëve në çdo negociatë. Por nga ana tjetër, ajo që Interi ishte gati të ofronte, dihej prej ditësh, nëse jo javësh. Ajo e djeshme, në selinë e zikaltërve në Viale della Liberazione, ishte në thelb një lloj shfaqjeje në favor të kamerave dhe gazetarëve. Aprovimi i argjentinasit është dhënë, firma - të gjithë janë të sigurt - do të arrijë së shpejti. Një javë dhe gjithçka do të ratifikohet. Më pas do të mbetet për t'u zgjedhur vetëm numri i ri i fanellës së tij zikaltër.

Paga bazë duhet të jetë 6 milionë neto në sezon, plus bonuset për të arritur në 7 milionë, nga të cilat një pjesë e mirë lehtësisht e arritshme, për të plotësuar, edhe pse jo krejtësisht, kërkesat e Antun. Edhe kjo, nga ana tjetër, bie në kompromiset normale të çdo negocimi. Ka ende vend për negociata për kohëzgjatjen e marrëveshjes, duhet gjetur akordi mes një katërvjeçari apo trevjeçare me opsion për vitin e katërt. Gjithashtu për sa i përket bonusit të mundshëm të firmës - praktikë e përdorur në rastin e marrëveshjeve me lojtarë me parametër zero - diçka duhet të sistemohet. Por, siç u përmend, më e shumta është bërë. Ose më mirë, gjithçka është në dritë të diellit, pas kontakteve të javëve të fundit. Ajo që ka rëndësi tani është se Dybala ka përqafuar plotësisht projektin e Interit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI