Flash

Karburanti/ Rama: Bordi në kushte normale është komunist, në kriza na ndihmon

Lapsi.al 9 June 2022
Karburanti/ Rama: Bordi në kushte normale është komunist, në

Që nga dita e djeshme çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord. Teksa ka folur për çmimin e naftës, kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit e cilësoi Bordin e Transparencës të ngritur nga qeveria për të ndaluar abuzimet me çmimin si komunist. Megjithatë, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e Bordit, Rama tha se në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë.

“Nëse doni të bëni politikë me avazin tuaj, vazhdoni. Nëse doni të kontribuoni, bujrum, jemi gati ti marrim. Por mos thuaj zonja Tabaku që vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te më i larti. Vihet një tavan ku askush nuk mund të shkojë përtej saj dhe gjithkush është i lutur që të ulet më poshtë. Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë. Bordi ka një meritë që të vendosë tavan dhe pastaj e llogarit me laps e letër”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu, më të thek...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI