Flash

Meta në "paqe" me Yuri Kim, ambasadorja e fton në darkën speciale

Lapsi.al 9 June 2022
Meta në "paqe" me Yuri Kim, ambasadorja e fton në

Ilir Meta duket se ka hyrë në një stinë të mirë raportesh me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ai është takuar sot me të në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Si pjesë e kremtimit tonë të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Ryerson House: Gëzuar, edhe njëqind!” – shkruan ambasada e SHBA-ve.

Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Yuri Kim pas një viti me fërkime dhe deklaratash sidomos në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Asokohe Meta bëri deklarata të forta kundër saj. Por ndonëse raportet tashmë mes tyre mund të jenë rregulluar, kujtojmë që kreu i shtetit është shmangur nga zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë këtyre kohëve, përmendim këtu Karen Donfried. Escobar etj. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Moti i keq, ç'po ndodh në Tiranë (FOTO)

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive dhe furtunë. Në Tiranë është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësor...

15:52

Mbytet një person në portin e Vlorës

Një person, ende i paidentifikuar është mbytur në zonën e portit të Vlorës. Nuk dihet ende shkaqet e këtij incidenti tragjik. Viktima është parë në det, ndë...

14:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI