Flash

Pogba, numri 10 i Juventus: francezit i kthehet fanella 'e vjetër'

Lapsi.al 9 June 2022
Pogba, numri 10 i Juventus: francezit i kthehet fanella 'e

Gjashtë vjet më vonë Paul Pogba është gati të kthehet në Torino. Marrëveshja me francezin është mbyllur prej disa kohësh (kontratë tre vjecare me vlerë 8 milionë euro neto në sezon, plus 2 bonuse të tjera) dhe do të detajohet përfundimisht në këto ditë, me takimin final mes drejtuesve të Juventusit dhe Rafaela Pimentas, menaxherja e tanishme e ish-lojtarit të Manchester United. Sipas raportimeve të La Stampa, mesfushori francez do të trashëgojë fanellën me numrin 10 të Paolo Dybala, duke u bërë kështu përgjigja, jo vetëm simbolike, për Interin dhe zbarkimin e Joyas te zikaltrit.

TRE MËNYRA PËR TË MBAJTUR MORATAN – Për blerjen përfundimtare të Alvaro Moratas Atletico Madrid kërkon 35 milionë euro, shumë për Juventusin, i cili po punon për të ulur pretendimet ekonomike të klubit spanjoll, ndoshta duke futur një lojtar në shkëmbim. Sipas asaj që raportohet, ka tre zgjidhje të mundshme: e para është përfshirja e Kean në negociata, e dyta është të negociohet me Colchoneros për të tentuar të sigurojnë një zbritje prej të paktën 10 milionë dhe e treta është të propozohet një huazim i ri. Presidenti i spanjollëve, Enrique Cerezo tha dje: "Morata? Ai ka një kontratë me Juventusin dhe derisa ata të thotë nëse do të qëndrojë apo jo, ne do të presim".

ARNAUTOVIC PËR SULMIN - Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Atleticon, Juves do t'i duhet një zëvendës-Vlahovic dhe Tuttosport zbulon një takim të organizuar dje në Milano mes një delegacioni të klubit të Juventusit dhe stafit të Marko Arnautovic, i cili nga ana e tij është i hapur për negociatat. Pengesa e madhe, megjithatë, do të përfaqësohej nga Bolonja, e cila nuk do të donte të privonte veten nga një pikë referimi kaq e rëndësishme për Mihajlovic.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI