Flash

Renato Sanches, lojtari i ri i Milan: ja shifrat e akordit e kur pritet firma

Lapsi.al 9 June 2022
Renato Sanches, lojtari i ri i Milan: ja shifrat e akordit e kur pritet firma

Milani e kërkonte prej një muaji, por ditët e fundit kuqezinjtë kanë fundosur goditjen. "Klubi do ta mbyllë për Renato Sanches javën e ardhshme. Për Lille do të shkojnë 28 milionë, ndërsa për lojtarin 3.5 milionë në vit për 4 sezone”, tregon ekskluzivisht për Chiamarsibomber eksperti i njohur i merkatos, Nicolò Schira. Portugezi do të marrë vendin e Franck Kessié, i cili është në prag të kalimit te Barcelona.

Renato Sanches është një mesfushor qendre i fortë fizikisht dhe me shumë teknikë. Për nga karakteristikat ai është i ngjashëm me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë edhe pse në fillim të karrierës së tij ai krahasohej me Clarence Seedorf për të cilin ka thënë gjithmonë se e ka frymëzuar. I rritur në skuadrat e të rinjve të Benfica-s, me fanellën e Encarnados, ai u evidentua shumë i ri dhe u bë menjëherë titullar në sezonin e tij të parë mes profesionistëve.

Në vitin 2016, Bayern Munich e bleu atë për 35 milionë euro, por ai nuk u ambjentua kurrë në Gjermani dhe pas një viti zhgënjyes u dërgua në huazim te Sëansea në Premier League. Në Angli, megjithatë, gjërat nuk shkuan më mirë, edhe për shkak të disa dëmtimeve që e munduan gjatë gjithë sezonit, kështu që ai u rikthye te Bayern vitin pasues. Pas një sezoni tjetër zhgënjyes në Bundesligë, në të cilin ai luajti me pikatore, Lille e bleu atë për 20 milionë në 2019.

Në Francë, Renato Sanches ka rilindur, duke ringritur karrierën e tij që dukej e dënuar në harresë. 8 gola dhe 7 asiste në tre sezone, me fitoren e Ligue 1 2020-2021 si protagonist absolute. Tashmë një sfidë e re e pret te Milani, duke iu përkushtuar një kampionati më të rëndësishëm si ai italian.

https://youtu.be/tJgkf8afFYI

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI