Flash

Del VIDEO/ Si u arratis shqiptari Edison Pula nga burgu italian

Lapsi.al 10 June 2022
Del VIDEO/ Si u arratis shqiptari Edison Pula nga burgu italian

Mediat italiane kane publikuar momentet e arratisjes së shqiptarit Edison Pula dhe 2 të tjerëve nga burgu i Trevisos në Itali. Edison Pula, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë e më pas përdorën çarçafët për t'u larguar nga ambienti i vuajtjes së dënimit. Dy shqiptarët (ende të paidentifikuar) u kapën nga policia ndërsa vetëm Pula është ende në arrati.

Në video të ndarë nga mediat italiane shihen shqiptarët që vrapojnë në arë për të dalë në rrugën kryesore. Në anën tjetër shihen mjetet e policisë italiane të cilat kanë ndezur sirenat, gati për të ndjekur të burgosurit.

Edison Pula konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë.

Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit.

Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për 6 vite me radhë, deri në shkurt të këtij viti kur ra në prangat e policisë italiane.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bordi cakton çmimin e ri të ushqimeve

Bordi i Transparencës ka vendosi miratimin çmimeve për produktet ushqimore bazë. Sipas njoftimit nga sot: -Mielli do të shitet 90 lekë/kg, -Orizi kokër...

18:49

Pas Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër

Një ditë pasi zhvilluan kontrolle në Elbasan dhe arrestuan Klement Xhaferrin por jo të kërkuar të tjerë si Talo dhe Suel Çela, forcat RENEA, kanë rrethuar Shkod...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI