Flash

Dështon akordi me Atletico Madrid, Morata drejt rikthimit: Juventus gati të rrëmbejë Gundogan

Lapsi.al 10 June 2022
Dështon akordi me Atletico Madrid, Morata drejt rikthimit: Juventus gati

Asgjë për të bërë për Alvaro Moratan. Sipas asaj që filtron, bardhezinjtë nuk kanë gjetur një marrëveshje me Atleticon për rinovimin e huazimit të spanjollit. Prandaj, Morata, për momentin, është i destinuar të kthehet në Madrid dhe, më pas, mund të transferohet, gjithmonë në huazim ose direkt, te Arsenali, në kërkim të një sulmuesi.

Juventus, në këtë mënyrë, kthehet insistues për Marko Arnautovic. Sipas Tuttosport, bardhezinjtë e kanë shënjestruar austriakun për rolin e zëvendësuesit të Vlahovic dhe në ditët në vijim janë planifikuar takime të reja me stafin e tij, edhe pse Bolonja nuk ka ndërmend ta shesë.

Më e komplikuar pista që të con të djali i Simeones, që ka përfunduar në sytë e Arsenal. Giovanni Simeone, sulmuesi argjentinas, mendohet si alternativë e Vlahovic, por siç raporton Tmë për të në lojë janë edhe Gunners. Shumë do të varet nga Hellas Verona, që do të blejë kartonin e Cholitos nga Cagliari përpara se ta shesë atë te një ekip tjetër.

Juventusi po monitoron gjithashtu situatën e Ilkay Gundogan. Sipas Bild, mesfushori është larg të qenit i bindur për rinovimin e kontratës me Manchester Cityn, e cila skadon në vitin 2023 dhe bardhezinjtë gjithashtu janë tepër të interesuar.

Ndërkohë, klubi mendon edhe për rinovimet, edhe pse e ardhmja e Matthijs de Ligt është gjithnjë në dyshim. Sipas Corriere dello Sport, shumë klube evropianë të mëdhenj, veçanërisht në Angli, kanë shënjestruar qendërmbrojtësin holandez, në kohën kur Juve vazhdon të punojë për rinovimin e kontratës së tij. Së shpejti do të ketë një takim të ri me stafin e lojtarit për të diskutuar zgjatjen deri në vitin 2026 dhe uljen e mundshme të klauzolës së lirimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI