Flash

"Do të shihemi në shtator, ndoshta me numrin 10...": Chiesa përcakton datën. Ja sa javë kampionat do të humbasë

Lapsi.al 10 June 2022
"Do të shihemi në shtator, ndoshta me numrin 10...": Chiesa

Pasi ka humbur Dybala dhe është në pritje për të kuptuar se cilat nga lëvizjet e nerkatos së transferimeve do të jenë të suksesshme, ringritja e Juventusit përfshin domosdoshmërisht rikuperimin e Federico Chiesas nga dëmtimi i rëndë që kompromentoi sezonin 2021/22. Anësori i Juventusit dhe i kombëtares u rikthye në fushë pak ditë më parë, por nuk dëshiron të nxitojë për tu kthyer në ndeshje: “Dua të rikthehem sa më shpejt, por duhet të respektojmë tabelat”.

Për një lojtar shpërthyes si ai, respektimi i kohës për rikuperimin e plotë të muskujve është thelbësor. Chiesa e di mirë këtë dhe, pavarësisht se mezi pret, siç tha vetë anësori i Juventusit, ai e di që durimi është ilaçi fitues: "Stafi mjekësor po më ndihmon shumë dhe në gjithëçka, është fantastik. Mendoj se jam gati për fillimin e shtatorit, por do të shohim”. Në këtë rast, Chiesa do të ishin vetëm 4-5 javë të humbura me Juventusin në kampionatin e ardhshëm nga lojtari që bardhezinjtë presin me padurim.

Serie A që mund ta shihte sërish në fushë me një numër të ri dhe të rëndë: "Çdokush do të donte të vishte fanellën me numrin 10 të Juventusit, kampionët e mëdhenj e kanë veshur atë. Në korrik do ta dini zgjedhjen time dhe mezi pres të luaj me Vlahovicin, i cili është një futbollist i madh”. Në lidhje me rolin në fushë, Chiesa nuk ka dyshime: "Ndjehem më mirë si anësor e Allegri di si të më shfrytëzojë më së miri. Ashtu si kam luajtur në kombëtare për mua është perfekte".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI