Flash

Kancelari gjerman: Serbia si kandidate e BE duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 10 June 2022
Kancelari gjerman: Serbia si kandidate e BE duhet të mbështesë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është duke vizituar në sërë shtetesh të rajonit, është shprehur sot se pret që sanksionet kundër Rusisë të mbështeten nga të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

Këtu përfshihet edhe Serbia.

“Është një luftë e tmerrshme, e pakuptimtë që ka nisur për një vizion imperialist të Rusisë. Prandaj është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe të gjithë ne të solidarizohen me Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë të mbrohet kundër këtij sulmi ”, i tha Scholz presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference të përbashkët shtypi në Beograd të premten.

“Sanksionet nuk do të zhduken thjesht kur armët të pushojnë,” tha Scholz. ndërsa shtoi se Rusia duhet të arrijë një mirëkuptim me Ukrainën.

Më herët gjatë ditës, kancelari gjerman ndërsa ndodhej në Prishtinë tha se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtare të BE-së.

“Sot i kërkoj edhe një herë të dyja palët për një angazhim të qartë ndaj këtij dialogu. Të gjithë duhet t’i afrohen njëri-tjetrit, aq i vështirë sa ndonjëherë është,” shtoi ai.

Të këshilluara

Bordi cakton çmimin e ri të ushqimeve

Bordi i Transparencës ka vendosi miratimin çmimeve për produktet ushqimore bazë. Sipas njoftimit nga sot: -Mielli do të shitet 90 lekë/kg, -Orizi kokër...

18:49

Pas Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër

Një ditë pasi zhvilluan kontrolle në Elbasan dhe arrestuan Klement Xhaferrin por jo të kërkuar të tjerë si Talo dhe Suel Çela, forcat RENEA, kanë rrethuar Shkod...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI