Flash

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, prangoset 22-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 10 June 2022
Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, prangoset

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e "Road Guard", ku ka prangosur një 22-vjeçari, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. 22-vjeçari është ndaluar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Po ashtu, atij i janë sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Sarandë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

Të këshilluara

Berisha sulmon Alibeajn dhe Gaz Bardhin

Sali Berisha e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në dy komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. I pyetur nga gazetari i Gaze...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI