Flash

Mariupoli i shkatërruar rrezikohet nga shpërthimi i kolerës

Lapsi.al 10 June 2022
Mariupoli i shkatërruar rrezikohet nga shpërthimi i kolerës

Pas shkatërrimit nga lufta, qyteti ukrainas Mariupoli rrezikohet nga shpërthimi i kolerës. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit ka deklaruar se kushtet shëndetësore në qytetin e pushtuar ukrainas po përkeqësohen, sipas BBC.

Serhiy Orlov, tha se 100,000 banorë janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, përfshirë kolerën.

“Ne mendojmë se është absolutisht normale në këto kushte, sistemi i ujit nuk funksionon, ka shumë kufoma në rrënoja dhe mungesa të ilaçeve. Rusia po bllokon gjithçka, çdo përpjekje nga administrata ukrainase për të ofruar ndihmë humanitare,” tha ai.

“Atje nuk punon asnjë organizatë humanitare, Kryqi i Kuq, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Kombet e Bashkuara. Pra, pushtuesit rusë po ndihmojnë qytetarët, por është shumë pak në vlerësimin tonë, është një e dhjeta e sasisë së nevojshme të ushqimit dhe ujit,” theksoi Orlov.

Situata në Mariupol është një krizë humanitare.

Të këshilluara

BE bie dakord për rritjen e pagave minimale

Pas një debati të gjatë dhe kontradiktor, është arritur kompromisi: në të ardhmen do të ketë standarde në mbarë BE-në për pagat minimale. Gjermania duhet të bëj...

11:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI