Tallja më fantastike e arritjeve të çuditshme të futura nga Bayern ka ardhur nga Spartak Moskë, i cili publikoi një ofertë (padyshim false), në profilin e tyre në Twitter, sikur bavarezët e kishin dërguar për të blerë kartonin e Aleksandr Sobolev. Ofertë që do të përfshinte 1000 euro bazë fikse, por bonuse të pasura dhe ekzaltuese: 10 milionë në rast të fitores së bavarezëve në Eurovizion; 15 milionë nëse Manchester United arrin të fitojë një trofe; dhe në rast se Real Madrid blen Messin për 20 milionë.
Menaxheri i rrjeteve sociale të klubit rus nuk është i panjohur për batuta të tilla, por këtë herë ai padyshim që ka superuar veten. Megjithatë, duhet pranuar se Bayern e kërkuar pak vetë...
????????????? pic.twitter.com/1vVpJhelhS
— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) June 9, 2022