Flash

Pas Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër

Lapsi.al 10 June 2022
Pas Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër

Një ditë pasi zhvilluan kontrolle në Elbasan dhe arrestuan Klement Xhaferrin por jo të kërkuar të tjerë si Talo dhe Suel Çela, forcat RENEA, kanë rrethuar Shkodrën dhe aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lagje të këtij qyteti.

Raportohet se janë rreth 10 furgonë policie të repartit RENEA dhe FNSH, që kanë ndërhyrë në qytet, duke ushtruar kontrolle në bare, zyra dhe vende të ndryshme, ku besohet se fshihen kontigjentë kriminalë.

Paraditen e djeshme RENEA ndërmori operacionin në Elbasan. Një informacion për lokalizimin e mundshëm të Talo Çelës ka dërguar forcat speciale RENEA në Elbasan mbrëmjen e të enjtes, 9 qershor 2022.

Dhjetëra banesa dhe biznese u kontrolluan mirëpo i shumëkërkuari nuk është gjetur duke nxjerrë kështu duarbosh forcat e rendit për të disatën herë.

Një ditë pas aksionit që u mbyll pa realizuar qëllimin për të cilin nisi, policia e Elbasanit është ngushëlluar me arrestimin e Kelment Xhaferrit për të cilin gjykata kishte hequr masën e sigurisë disa muaj më parë.

Të këshilluara

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozi...

15:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI