Flash

“S'e njoh personin që më tha ta vendosja”/ Gjykata vendos arrest me burg për piromanin

Lapsi.al 10 June 2022
“S'e njoh personin që më tha ta vendosja”/ Gjykata

Sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës ka dalë 41-vjeçari Marjo Sinani, i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë. Në seancë 41-vjeçari ka pranuar të jetë autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. Megjithatë Sinani ka mohuar të ketë njohje me personin që e ka porositur për të vënë zjarrin.

“Më ka porositur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë,” mësohet të jetë shprehur Sinani.

Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI