Flash

Video/ Mbappè shpëton Francën në Austri, Pasalic i jep fitoren Kroacisë në Danimarkë

Lapsi.al 10 June 2022
Video/ Mbappè shpëton Francën në Austri, Pasalic i jep

Vazhdon momenti pa shkëlqim i Francës në Ligën e Kombeve. Skuadra e Deschamps rrëmben barazimin 1-1 ndaj Austrisë falë Mbappé që iu përgjigj avantazhit të Weimann, por gjithsesi mbeten të fundit në renditje në Grupin 1 të Ligës A. Në ndeshjen tjetër të grupit vjen fitorja e Kroacisë në Danimarkë 1-0, me një gol vendimtar të Pasalic. Humbje për Shqipërinë e Rejës në Ligën B dhe për Azerbajxhanin e De Biasit në Ligën C.

LIGA A

Franca nuk arrin të dalë nga kriza, kombëtarja e Deschamsps nuk shkoi më shumë se 1-1 në shtëpi ndaj Austrisë dhe mbetet e fundit në renditje në grupin 1. Në vendin e parë është Danimarka, pavarësisht humbjes ndaj Kroacisë. Në Vjenë, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 37-të me Weimann, Deschamps provoi të reagonte në pjesën e dytë duke futur Mbappè dhe rezultati erdhi dhjetë minuta nga fundi: ishte pikërisht fenomeni i PSG që barazoi rezultatin. Në këtë pikë francezët besuan në përmbysje dhe nisën sulmin përfundimtar, por këtë herë Mbappè u ndal nga traversa, e më pas Pentz bëri mrekullinë mbi Guendouzi dhe ndeshja përfundoi në barazim.

Në Danimarkë, nga ana tjetër, ishte Pasaliç ai që zhbllokoi situatën në minutën e 70-të, duke zgjidhur një rrëmujë në zonë, aq sa mjaftonte për të kaluar në katër pikë, ndërsa Eriksen dhe shokët e tij mbetën në vendin e parë pavarësisht humbjes.

LIGA B

Me përjashtimin e Rusisë për arsyet e njohura të luftës në Ukrainë, në grupin 2 u luajt vetëm Shqipëri-Izrael. Nën shiun e rrëmbyeshëm të Tiranës, djemtë e Rejës kaluan në avantazh në rikuperimin e pjesës së parë me Brojën me penallti, por përmbysja erdhi në të dytën me Solomon që firmosi një dygolësh që përmbysi Shqipërinë 2-1 dhe dërgon Izraelin në vendin e parë në grup.

LIGA C

Sllovakia bën goditjen në Baku falë golit të Weiss nëntë minuta nga e 90': 1-0 ndaj Azerbajxhanit dhe kombëtarja e De Biasit është e fundit me një pikë. Në vendin e parë në grupin 3 spikat Kazakistani, të cilit i mjaftoi 1-1 në shtëpi ndaj Bjellorusisë me golin e Aymbetovit në pjesën e parë dhe vendësit që barazuan në finale me Malkevich.

LIGA D

Letonia në vendin e parë me pikë të plota në grupin 1, pas pokerit në Moldavi. Fitore 4-2 për letonezët me dygolëshat e Gutkovskis dhe Ikaunieks, të kotë golat e vendasve me Nicolaescu dhe Motpan. Përfundon ndërkohë 2-1 për Andorrën në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit me një gol të pabesueshëm të Rubios nga gjysma e fushës.

League A: Group 1 UEFA Nations League

Austria 1-1 France

Denmark 0-1 Croatia

UEFA Nations League League B: Group 2

Albania 1-2 Israel

UEFA Nations League League C: Group 3

Azerbaijan 0-1 Slovakia

Belarus 1-1 Kazakhstan

UEFA Nations League League D: Group 1

Moldova 2-4 Latvia

Andorra 2-1 Liechtenstein

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI