Flash

Berisha për protestat: Kemi 44 mijë ‘luftëtarë’, partia- shtet përmbyset me një front opozitar

Lapsi.al 11 June 2022
Berisha për protestat: Kemi 44 mijë ‘luftëtarë’,

Në mbledhjen me krerët e degëve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në protestat e paralajmëruar. Kryedemokrati tha se PD ka 44 mijë luftëtarë të cilët iu përgjigjën në çdo kohë për një lëvizje të fuqishme, referuar mbështetësve. Sipas Berishës, këta ‘luftëtarë’ duhet që të mobilizohen dhe motivohen që të krijohet një front opozitar.

“Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se vendi ndodhet në një situatë shumë më të vështirë se në vitin 1991. Berisha theksoi se në Shqipëri është vendosur një regjim monist që ka në dorë të gjitha pushtetet.

Të këshilluara

Durrës/ Shmanget incidenti me jahtin italian

Një jaht italian ka ngecur në cekëtinën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe salla operative e portit t...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI