Flash

FOTO/ Hollanda, bën stërvitjen më të pazakontë: lojtarët me fanellat e skuadrave të tyre të para

Lapsi.al 11 June 2022
FOTO/ Hollanda, bën stërvitjen më të pazakontë:

Kombëtarja holandeze i ka befasuar të gjithë në seancën stërvitore përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Polonisë. Lojtarët janë stërvitur duke mbajtur veshur uniformën e ekipit të parë në karrierë. Me rastin e Ditës Kombëtare të futbollit holandez, lojtarët holandezë vendosën t'i bëjnë homazhe ekipit të tyre të parë në karrierë duke veshur fanellën e tyre në seancën stërvitore. Shumica e uniformave që ata mbanin janë pikërisht të skuadrave holandeze, me të cilat shumë prej tyre janë hedhur në skenën ndërkombëtare. Rezultati është një ylber ngjyrash mes buzëqeshjeve dhe të qeshurave nga të grumbulluarit e Van Gaal për Ligën e Kombeve.

Siç shihet në një video të publikuar nga profili zyrtar i kombëtares me përshkrimin “Kurrë mos e harro origjinën”, lojtarët janë përgatitur së bashku dhe janë futur në fushën e stërvitjes të veshur me uniforma të ndryshme. De Ligt veshi fanellën e Abcoude, klubi i vogël amator pranë Utrechtit, ku ai luajti përpara se të bashkohej me akademinë e të rinjve të Ajax në moshën 10-vjeçare.

De Vrij ka veshur fanellën e verdhë të VV Spirit, klubi ku ka nisur të luajë para moshës 6 vjeçare. Për mesfushorin e Atalantas De Roon, nga ana tjetër, ngjyrat zikaltër me vija vertikale që nuk ndryshojnë shumë nga ato të skuadrës së tij aktuale, i përkasin në fakt Vitesse '22, klubi i tij i parë amator në të cilin ai filloi të luante përpara se të fluturonte drejt AZ Alkmaar. Në fanellën jeshile me uniformën e Thos, nga ana tjetër Hateboer, i cili para se të shpërthente me Atalantën e Gasperinit, u bë i njohur pikërisht këtu nga futbolli holandez.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI