Flash

Video/ Hakmarrje e dështuar e Anglisë, Italia e para e grupit: ngec Gjermania, barazime për Hollandën e Belgjikën

Lapsi.al 11 June 2022
Video/ Hakmarrje e dështuar e Anglisë, Italia e para e grupit: ngec

Dhjetë ndeshje janë luajtur mbrëmjen e sotme në Nations League për tre Ligat e para, duke dhuruar emocione e surpriza. Anglia dështon të hakmerret ndaj italianëve, për finalen e Wembley që i kushtoi Europianin. 0-0 mjaftoi që të kaltrit të ruajnë vendin e parë. Dështon të fitojë edhe Gjermania, e ndalur në 1-1 nga Hungaria. Barazime në grupin 4 në Hollandë-Poloni e Uells-Belgjikë, fiton, ndërkohë, Ukraina e Irlanda.

LIGA A

Në ditën e tretë të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 0-0 ndaj Anglisë dhe ruan me 5 pikë kryesimin e grupit 3 të Ligës A. Në Wolverhampton, të kaltrit luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, duke krijuar të paktën 4 rate për shënim, veçanërisht me Tonalin (mrekulli e Ramsdale në minutën e 25-të) dhe Pessina në fund të pjesës së parë. Për britanikët, një traversë e Mount (9'), ndërsa në pjesën e dytë mundësia më e qartë ishte e Sterlingun, i cili goditi lart nga një metër me portën e zbrazët (52').

Italia ruan vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A dhe falënderon Hungarinë për bllokimin e Gjermanisë në 1-1. Një fillim i jashtëzakonshëm në Budapest me përgjigje e kundërpërgjigje mes Nagy dhe Hofmann brenda tre minutave: Hungaria kaloi në avantazh në minutën e 6', barazimi gjerman erdhi në të 9'. Miqtë shtynë fort dhe vendasit i besuan kundërsulmit, por asnjëra nga dy kombëtaret nuk arriti të fitonte.

Barazime dhe ekuilibër maksimal edhe në grupin 4 me 2-2 mes Holandës dhe Polonisë dhe 1-1 në Uells-Belgjikë. Gol dhe shfaqje në Roterdam me Cash që kaloi në avantazh miqtë në pjesën e parë. Fillimi i pjesës së dytë ishte një varg emocionesh: Zielinski dyfishoi në minutën e 50-të, por kaluan vetëm dy minuta dhe Klaasen shkurtoi diferencën, e pas katër minutash të tjera Dumfries gjeti barazimin e bujshëm dhe të menjëhershëm portokalli. Inercia ishte në anën e Holandës, sulmi i fundit dhe frytet me një penallti në shtesë të plotë, por Depay humbi mundësinë nga 11 metra.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Uellsi, i sapo kualifikuar në Botërorin e Katarit, gjeti barazim në fund. Tielemans i kaloi belgët përpara në fillimin e pjesës së dytë pas golit të anuluar ndaj Ampadu në fillim të ndeshjes, por goli i Uellsit me Johnson mbërriti në fund pas një konsultimi të gjatë me VAR, që e vlerësoi.

LIGA B

Në grupin 1 Ukraina dhe Irlanda fituan me të njëjtin rezultat: 3-0 respektivisht ndaj Armenisë dhe Skocisë. Ukrainasit rikuperuan pas zhgënjimit për mungesën e kualifikimit në Botëror dhe zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë me Malinovsky, Karavaev dhe Mykolenko. Irlandezët fituan derbin britanik falë Browne, Parrott dhe Obafemi. Në grupin 3 Mali i Zi-Bosnjë përfundon 1-1 (Marusic i përgjigjet Menalo), ndërsa Rumania mundi Finlandën 1-0 me Bancu pas penalltisë së humbur nga Puscas.

LIGA C

Turqia është me pikë të plota dhe e para në grupin 1 falë fitores 2-0 në Luksemburg: avantazhi i shënuar nga Chalanoglu me penallti në pjesën e parë i dha siguri turqve, që mbyllën llogaritë një çerek ore nga fundi me Dursun. Kriza totale për Lituaninë e mundur 2-1 në shtëpinë e Ishujve Faroe: golat e Davidsen dhe Andreasen përmbysën avantazhin e vendasve të shënuar nga Cernych.

League A: Group 3 UEFA Nations League

England 0-0 Italy

Hungary 1-1 Germany

UEFA Nations League League A: Group 4

Netherlands 2-2 Poland

Wales 1-1 Belgium

UEFA Nations League League B: Group 1

Ukraine 3-0 Armenia

Republic of Ireland 3-0 Scotland

UEFA Nations League League B: Group 3

Montenegro 1-1 Bosnia and Herzegovina

Romania 1-0 Finland

UEFA Nations League League C: Group 1

Faroe Islands 2-1 Lithuania

Luxembourg 0-2 Turkiye

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI