Flash

E reja u hodh nga ballkoni, partnerit iu gjet ekstazi dhe kanabis

Lapsi.al 13 June 2022
E reja u hodh nga ballkoni, partnerit iu gjet ekstazi dhe kanabis

Një e re është rrëzuar nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës. Teksa hetonte këtë ngjarje policia ka proceduar penalisht të dashurin 29-vjeçar të vajzës pasi në dhomën e hotelit ku qëndronte  i riu me inicialet K.G., së bashku me shtetasen E.B, e cila u rrëzua janë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe ekstazi. Vajza që u rrëzua nga ballkoni raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

"Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Vlorës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime t...

07:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI