Flash

Estonia detyrim fitore apo mundësi eksperimentimi: ja çfarë kalon në mendjen e Rejas për miqësoren e sotme

Lapsi.al 13 June 2022
Estonia detyrim fitore apo mundësi eksperimentimi: ja çfarë

Një miqësore që ngjan disi e pazakontë. Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, me një dilemë të madhe për teknikun Edoardo Reja: të eksperimentojë me emrat të rinj, apo të kërkojë fitoren për të lënë pas dhimbjen e humbjes me Izraelin. Në këtë pikë, një lloj vendimi, për ndeshjen e sotme në orën 18.00 në Arenën Kombëtare, italiani e ka marrë me 11 lojtarë që u dërguan në shtëpi, pas dy ndeshjeve të Nations League.

EMRAT E RINJ –14 lojtarë mbetën nga lista e parë, ndërkohë që ka pasur edhe disa kuqezinj të rinj që i janë bashkuar ekipit A. Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, dy shqiptarët që luajnë në Kroaci, ishin në listën e pritjes së Rejës. Ndërkohë që për herë të parë janë thirrur futbollistë si Simon Simoni, portieri i Dinamos, Kevin Haveri, mbrojtës i majtë që aktivizohet te Rimini, të dy të angazhuar me ekipin Shpresa dhe gjithashtu për herë të parë thirret Arbnor Muçolli, i cili luan në Danimarkë.

FORMACIONI – Do të ketë ndryshime dhe kjo është e sigurtë. Tekniku Edoardo Reja është mes dilemës për të provuar të rinjtë dhe detyrimit për të fituar ndeshjen, pas dy rezultateve zhgënjyese në Nations League. Veseli dhe Lenjani kanë dhimbje në fyt dhe do të shihet sot se si është gjendja e tyre, por dualizmat nisin nga porta, ku Selmani dhe Kastrati luajnë për një fanellë titullari. Mbrojtja është më e qartë në projeksionin e teknikut që do ndryshojë gjithcka me Veselin, Mihajn e Hoxhallarin. Rikthehet në të djathtë Hysaj, ndërsa Lenjani merr krahun e tij, në pritje të debutimit të të riut Haveri. Sfilitje për Abrashin, që duhet të luajë ndeshjen e tretë në 10 ditë, në krah të Ramadanit e Çekiçit. Sulmi mund të jetë ai i të ardhmes me një tentativë partneriteti të Vrionit e Brojës, që luajtuën vetëm pak minuta kundër Izraelit.

STATISTIKAT - Shqipëria dhe Estonia nuk janë ndeshur asnjëherë në kompeticione zyrtare, dy skuadrat kanë tre precedent mes tyre, të gjitha në ndeshje miqësore, në të cilat statistikat thonë se Shqipëria është e pamundur, por në anën tjetër dy përballjet e fundit nuk kanë nxjerrë fitues, gjë që e bën të paparashikueshme ndeshjen, për më tepër kur ndryshimet radikale në listën e lojtarëve nga Reja e kanë ulur kuotën e kuqezinjve për 90 minutat e Arenës Kombëtare. Nga përplasja e parë historike, e fituar 2-0 në Tiranë në 15 nëntor 2003 gjëratkanë evoluuar për të dyja skuadrat, që një vit më vonë barazuan 1-1 në transfertën e vetme në tokën estoneze, përpara se të barazonin pa gola edhe njëherë në Qemal Stafa me 0-0 e vitit 2009.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI