Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Video/ Islanda i bën një favor Shqipërisë, tani mjaftojnë vetëm dy fitore: në Francë bën festë Kroacia

Lapsi.al 13 June 2022
Video/ Islanda i bën një favor Shqipërisë, tani

Tani mjaftojnë vetëm dy fitore, pa rezultat të përcaktuar. Islanda i bën një favor Shqipërisë, duke barazuar 2-2 në ndeshjen me Izraelin, që mban skuadrën e Hazan në krye me 5 pikë e islandezët të pamundur me 3 pikë. Kuqezinjtë janë vërtetë në fund, por me dy fitore në ndeshjen direkte mund të marrin vendin e parë, pa patur nevojë të fitojnë në Tel Aviv me dy gola diferencë. Në sfidat e tjera, ndeshja e fundit për futbollistët e Francës dhe Kroacisë para pushimit veror, në Saint-Denis, përfundoi 1-0 për kombëtaren e Dalic, e cila i fut kampionët e Botës gjithnjë e më shumë në telashe, ende të fundit në grup: Modric vendos me penalltinë e shënuar në minutën e 5'. Gjithashtu, në grupin 1 të Ligës A, të Ligës së Kombeve, një sukses i rëndësishëm për Danimarkën në shtëpi kundër Austrisë për 2-0: skandinavët konsolidojnë vendin e tyre të parë (9 pikë) përpara Kroacisë (7).

LIGA A

Grupi 1 i Ligës A të Ligës së Kombeve sheh një Francë që zhytet gjithnjë e më shumë në renditje. Dy raunde nga përfundimi i grupit, në fakt, pikët e marra nga ekipi i Deschamps janë vetëm 2: rezultati i dy barazimeve (të dyja jashtë) dhe dy humbjeve (gjithmonë në shtëpi) në katër ndeshje. Rreziku i 'uljes' në Ligën B nuk është më i largët për kombëtaren që është gjithmonë e fundit në renditje dhe në krizë të plotë. Meritë, gjithësesi, e një Kroacie të shkëlqyer, e cila kaloi 1-0 në Saint-Denis dhe konsolidoi vendin e dytë.

Danimarka mbylli llogaritë në shtëpi ndaj Austrisë në pjesën e parë. Në fakt, në stadiumin Parken të Kopenhagenit përfundoi 2-0 në favor të kombëtares së Hjulmand, e cila fluturon gjithnjë e më shumë në krye të renditjes së grupit me 9 pikë. Ëind (22') dhe Skov Olsen (37') shënuan golat. Danezët shlyejnë kështu humbjen e fundit në shtëpi kundër Kroacisë, e cila ka tani 7 pikë. I ndjek Austria, e treta, në një distancë prej 4 pikësh, ndërsa e mbyll Franca me 2 pikë.

LIGA B

Në Ligën B përfundon barazim 2-2 mes Islandës dhe Izraelit për fatin e mirë të Shqipërisë. Thorsteinsson u dha epërsinë evropiano-veriorëve në minutën e 9-të; autogoli i Gretarsson barazoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa islandezët kaluan edhe një herë në avantazh me Helgason 2-1 në minutën e 61-të. Barazimi përfundimtar i Peretz në minutën e 67, vendosi ndeshjen.

LIGA C

Në Ligën C nuzëqesh De Biasi dhe Azerbaixhani i tij. Ish-tekniku i kombëtares shqiptare triumfoi 2-0 kundër Bjellorusisë. Sukses edhe për Kazakistanin, që kaloi 2-1 Sllovakinë.

UEFA Nations League League A: Group 1

Denmark 2-0 Austria

France 0-1 Croatia

UEFA Nations League League B: Group 2

Iceland 2-2 Israel

UEFA Nations League League C: Group 3

Kazakhstan 2-1 Slovakia

Azerbaijan 2-0 Belarus

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI