Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

FOTO/ Maradona shfaqet prapë në stadium: i gjallë apo vegim, në Argjentinë po çmenden nga njeriu misterioz

Lapsi.al 14 June 2022
FOTO/ Maradona shfaqet prapë në stadium: i gjallë apo vegim,
Diego Armando Maradona duket se nuk është në gjendje të shkëputet nga bota e futbollit, ku ai ishte një interpretues dhe protagonist sublim. Kampioni argjentinas, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, vazhdon në fakt ‘paraqitjet’ e tij në tribuna për ndeshjet e kombëtares dhe ish-klubeve të tij të zemrës, duke çuar pashmangshëm në ekstazë tifozët dhe rrjetet sociale. Pasi u ‘pikas’ në Wembley pas Superfinales mes Italisë dhe Argjentinës, këtë herë Pibe de Oro u dallua në turmën që ndiqte ndeshjen mes Gimnasia La Plata dhe Patronato. Të mërkurën më 1 qershor, ish-fenomeni i Barcelonës dhe Napolit ishte ‘pikasur’ nga shumë tifozë në tribunat e Wembley teksa admironte fitoren e Argjentinës së tij në Superfinalen kundër Italisë. Fotot e personit me kapele dhe një fizik pothuajse identik me atë të Pibe de Oro u bënë menjëherë virale në internet, me shumë tifozë që po çmendeshin mes spekulimeve dhe shpresave. Sic duket, Maradonës i ka pëlqyer shumë kjo situatë, duke qenë se u dallua sërish në tribuna, këtë herë në anën tjetër të botës, teksa po shikonte Gimnasia La Plata përballë Patronatos. Shfaqja e dytë e Dies ndodhi të premten e kaluar në Argjentinën e tij të dashur dhe pothuaj çmendi mijëra tifozë të amerikanojugorëve dhe më gjerë. Në foton e publikuar në Twitter dhe që u bë menjëherë virale, shihet një burrë gjithmonë me kapele në kokë, tiparet e të cilit janë tepër të ngjashme me ato të ish-kapitenit të ndjerë të Argjentinës. Ndoshta Maradona donte t'i hidhte një sy Gimnasia la Platas, një ekip që ai e drejtoi nga viti 2019 deri në vdekjen e tij praktikisht. Tani mbetet vetëm të presim paraqitjen e tij të radhës...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI