Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Lazio i bën dalje Hysaj: zëvendësuesi është djali i Birindellit dhe kushton 5 milionë euro

Lapsi.al 14 June 2022
Lazio i bën dalje Hysaj: zëvendësuesi është djali i

Një derë mbyllet, një tjetër mund të hapet. Samuele Birindelli, mbrojtësi i krahut 22-vjeçar i Pizës, i aftë të luajë majtas dhe djathtas, humbi finalen e playoff-it përballë Monza për të shkuar në Serie A, por në sezonin e ardhshëm ai mund ta gjejë veten duke luajtur në elitën italiane. I vlerësuar rreth 5 milionë euro, mbi të është Lazio që duket se i ka bërë dalje Elseid Hysajt. Kapiteni i Shqipërisë nuk po përjeton kohë të mirë edhe në klubit e tij, përvec kombëtares, dhe duket se bardhekaltrit kanë vendosur të ndajnë rrugët me të.

Drejtuesit e Lazios nuk janë të kënaqur me paraqitjen e Hysajt, i cili për pasojë është nxjerrë në shitje. Nëse Lazio do të arrinte të gjente një blerës për ish-Napolin, do t'i duhej një tjetër anësor për t'i shtuar Lazzarit dhe Marusic dhe Birindelli, i ri dhe i aftë për të vepruar në të dy krahët, do të ishte ideal në këtë kuptim. I biri i Alessandros, 11 vjet me Juventusin me të cilin fitoi, ndër të tjera, tre kampionate, ka lindur në Piza, ku deri tani ka kaluar të gjithë karrierën e tij futbollistike. Në fakt, ai ka përshkuar të gjithë rrugëtimin e sektorit të të rinjve zikaltër, duke u bërë kapiten i të rinjve. Gattuso e bëri të debutonte në Serie B në moshën 17-vjeçare.

Djathtosh natyrale, ai është i mirë edhe me të majtën. I pajisur me një lehtësi të mirë vrapimi, ai është i shpejtë dhe preciz në krosime, pikërisht në pikën ku calon Hysaj. Natyrisht duhet të përmirësohet në fazën e mbrojtjes, por po e merr veten. Samuele do të ishte i kënaqur të punonte me Sarrin, por më parë duhet të shitet Hysaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI