Flash

Me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçari në Malësi të Madhe

Lapsi.al 14 June 2022
Me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçari në Malësi

Një 22-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete. Policia bën me dije se i riu për t’iu shmangur policisë, braktisi motoçikletën e tij, por arratisja e tij nuk ka zgjatur shumë.

I riu i identifikuar si A. Rr, u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj”. “Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj. “- njofton policia.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Yuri Kim takon presidentin e ri Bajram Begaj

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. Ajo e ka uruar presidentin për de...

18:26

Rama niset për në Kiev

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të martë për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Teksa shoqërohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama k...

16:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI