Flash

Nesër protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët: Gjithçka në stratosferë

Lapsi.al 14 June 2022
Nesër protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët:

“S’mban më ujë pilafi”, është slogani për thirrjen e shpërndarë në rrjet për të ftuar qytetarët ditën e nesërme të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është njoftuar të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 18:00 të pasdites së nesërme dhe marshimi do të vijojë në drejtim të kryeministrisë.

News 24 pyeti disa qytetarë në lidhje me këtë thirrje. Ata thonë që do të bashkohen në protestë pasi situata është bërë e papërballueshme.

“Gjithçka ka shkuar në stratosferë. 

Patjetër që po as diskutohet që do të marrim pjesë. Duke filluar te nafta, te çmimet e shportës. Ekonomia në treg është zero. Rritja e çmimeve është fatkeqësi kombëtare. Vetëm të japë dorëheqjen qeveria”, shprehen disa prej tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI