Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Video/ Hungaria turpëron Anglinë në shtëpi, Gjermani shpartallon Italinë: Uellsi e pëson nga Hollanda si në Cardiff

Lapsi.al 14 June 2022
Video/ Hungaria turpëron Anglinë në shtëpi, Gjermani

Hungaria konfirmon surpriza e madhe e Ligës së Kombeve. Të besuarit e Marco Rossi mposhtin sërish Anglinë, duke e turpëruar me rezultatin e bujshëm 4-0 në transfertë, të shtyrë nga dygolëshi i Sallai dhe golat e Nagy dhe Gazdag në fund për të marrë me 7 pikë, kryesimin e grupit të Italisë. Skuadra e Mancinit shkatërrohet nga Gjermani 5-2, duke bërë një figurë të shëmtuar. Për Ligën A, Holanda mundi Uellsin 3-2 me Depay që dhuroi fitoren në minutën e 93, pasi Bale kishte barazuar në të 92'. Në ndeshjen tjetër, Belgjika mposhti Poloninë 1-0 falë goditjes me kokë të Batshuayi.

LIGA A

Hungaria shkruan përrallën më të bukur të Ligës së Kombeve, duke shënuar një rezultat të pabesueshëm ndaj Anglisë, 4-0 në Wolverhampton, që mjafton për të marrë vendin e parë në grupin e Italisë. Skuadra e Marco Rossi është ndryshe nga ajo e mundur dy herë nga Shqipëria: luajti një ndeshje të kujdesshme në mbrojtje dhe ishte vdekjeprurëse në fazën sulmuese, duke zhbllokuar rezultatin pas një çerek ore me Sallai, që heshti Stadiumin Molineux. Britanikët u përpoqën të reagonin, por Hungaria dyfishoi në minutën e 70-të, po me Sallai. Skuadra e Southgate u përpoq të shkundej dhe iu afrua golit me goditjen me kokë të Kane, që u përplas në traversë. Kaluan pak minuta dhe Nagy shënoi 3-0 e pabesueshme. Gjërat u bënë më të thjeshta dy minuta më vonë për hungarezët kur Stones u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe e errësuar edhe më shumë natën për Anglinë, që u fundos plotësisht në të 89' me kundërsulmin e Gazdag. Hungaria tani është e para shtatë pikë, anglezët gjithnjë e më të fundit me dy.

Italia u rrëzua 5-2 kundër Gjermanisë në ndeshjen e katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve dhe zbriti në vendin e tretë të renditjes në Grupin 3. Një ndeshje me sens unik ajo që u zhvillua në Borussia Park, e vendosur në pjesën e parë nga golat e Kimmich dhe Gündogan, me penallti. Në pjesën e dytë realizuan edhe Müller dhe Werner (dygolësh), përpara golave ngushëllues të shënuar nga Gnonto, i cili bëhet golashënuesi më i ri në histori me fanellën e të kaltërve dhe Bastoni në shtesë të plotë. Gjermania kalon pikërisht kampionët e Europës me 6 pikë në vendin e dytë.

Në grupin tjetër të Ligës A, Holanda përsëriti fitoren e fundit kundër Uellsit duke fituar 3-2 në minutën e 93-të. Oranjet dominuan në fillim dhe morën avantazhin me të djathtën e Lang në minutën e 17-të, ndërsa Gakpos u duk se i vuri vulën fitores pas një rikthimi fatlum në minutën e 23-të. Megjithatë, pas 3 minutash, Uellsi rihapi ndeshjen me Johnson dhe barazoi në minutën e 92-të me Bale, që shëndërroi në gol penalltinë për një 2-2 që duroi vetëm një minutë. Depay fiksoi rezultatin në gol 3-2, duke e mbajtur Holandën në vendin e parë.

Belgjika i ndjek tre pikë larg, pas fitores 1-0 në Poloni falë goditjes me kokë të Batshuayi në minutën e 16-të. Polakët në fakt meritonin një barazim në fund, por nuk shkuan dot përtej shtyllës së Sëiderskit në minutën e 92-të dhe mbeten të tretët me 4, me një diferencë prej tre pikësh ndaj Uellsit.

LIGA B

Shumë spektakël edhe në Ligën B. Në Grupin 3, Bosnje Hercegovina mbeti në krye duke mposhtur Finlandën 3-2: Pjanic me penallti në minutën e 5' kaloi përpara boshnjakët, skandinavët rikuperuan me Pukki (10') dhe Kallman (18'), por u shembën nga dygolëshi i Dzekos (29' dhe 58'). Mali i Zi mbetet në ndjekje, vetëm një pikë prapa, me një fitore 3-0 kundër Rumanisë të firmosur nga tregolëshi i Mugosës. Në Grupin 1, Skocia fluturoi 4-1 përballë Armenisë, duke rikuperuar avantazhin e Bichakhchyan (6') me dygolëshin e Armstrong (14' dhe 46') dhe golat e McGinn (50') dhe Adams (54'). Megjithatë, vendi i parë mbetet për Ukrainën, e cila me Dovbyk (47') iu përgjigjet Collins (31') për barazimin 1-1 me Irlandën.

LIGA C

Turqia është ende pikë të plota në Ligën C, me 2-0 e firmosur ndaj Lituanisë me golat e Ayhan (37') dhe Calhanoglu (54' nga penalltia), pavarësisht penalltisë së humbur nga Under në fund. Mbyllet me një 2-2 spektakolar sfida mes Luksemburgut dhe Ishujve Faroe: mikpritësit zhbllokuan me Rodrigues me penallti në minutën e 12' dhe dyfishuan me Martins Pereira në të 49', por miqtë barazuan në dy minuta me një dygolësh nga Bjartalid (në 57 dhe 59 ').

LIGA D

Në fund, në Ligën D, Moldavia mposhti Andorrën 2-1 me penalltitë e Caimacov (26') dhe Nicolaescu (50'), të ndërthurura me barazimin momental të Vieiras (49'). Megjithatë, Letonia mbetet në krye të grupit, ende me pikë të plota, pas fitores 2-0 në Lihtenshtajn falë një dygolëshi të Gutkovskis (20 'dhe 28').

UEFA Nations League League A: Group 3

England 0-4 Hungary

Germany 5-2 Italy

UEFA Nations League League A: Group 4

Netherlands 3-2 Wales

Poland 0-1 Belgium

UEFA Nations League League B: Group 1

Armenia 1-4 Scotland

Ukraine 1-1 Republic of Ireland

UEFA Nations League League B: Group 3

Bosnia and Herzegovina 3-2 Finland

Romania 0-3 Montenegro

UEFA Nations League League C: Group 1

Luxembourg 2-2 Faroe Islands

Turkiye 2-0 Lithuania

UEFA Nations League League D: Group 1

Moldova 2-1 Andorra

Liechtenstein 0-2 Latvia

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI