Flash

Vodhi xhiron ditore të karburantit ku punonte, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Lapsi.al 14 June 2022
Vodhi xhiron ditore të karburantit ku punonte, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Hasan Kukalaj akuzohet se 4 ditë më parë ka vjedhur xhiron ditore të karburantit ku ai punonte. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Hasan Kukalaj 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i punësuar", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI