Flash

Dyshohej se ishte infektuar me linë e majmunëve, del rezultati për pacientin nga Kosova

Lapsi.al 15 June 2022
Dyshohej se ishte infektuar me linë e majmunëve, del rezultati

Mostra e pacientit nga Kosova të dyshuar për linë e majmunit, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën në një njoftim për media. Pacienti 69-vjeçar nga komuna e Dragashit ishte regjistruar më 3 qershor 2022, pasi u hospitalizua në klinikën Infektive-QKUK dhe dyshohej se mund të ishte prekur nga lija e majmunëve. Atij i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

“IKSHPK është njoftuar të mërkurën nga laboratorët respektivë të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga lia e majmunëve.” – shkruhet në njoftim.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente. Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra. REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI