Flash

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet"

Lapsi.al 15 June 2022
Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet
Edi Rama lutet për ta mirëkuptuar pozicionin e Serbisë dhe të Vuçiçit. Kështu komenton media serioze Politiko, në Bruksel, pas një interviste që ka zhvilluar me kryeministrin Shqiptar, për problemin e hapjes së negociatave, gjendjes në Ballkanin perendimor dhe sidomos çarjes që lufta në Ukrainë ka hapur në këtë rajon, ku Beogradi ka vendosur të mos i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Lexo me tej: Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën "Lufta e Rusisë ka nxjerrë në pah gjithashtu ndarjet në Ballkanin Perëndimor. Disa vende - si Shqipëria - e kanë ndjekur BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët - si Serbia - jo", shpjegon Politiko duke cituar kryeministrin tonë të thotë: “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”. Dhe e bukura është që Rama i bën këto deklarata në emër të një kombi që ka pasur mosmarrveshje të hershme me serbet, duke i dhënë atyre besueshmërinë maksimale. "Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje gjatë dekadave, Rama u lut për mirëkuptim për pozicionin e Beogradit" shkruhet në artikullin e lexuar nga Lapsi.al. Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s Rama ka thënë që besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër ushtrimit të trysnisë ndaj Beogradit, pasi ai është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji. "Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre," tha ai.

Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall "Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira," tha ai. “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqente, ose që mund të dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, tha Rama. Perktheu nga Politico.eu T Çela / Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI