Flash

Kontrabandonte mallra ushqimore në doganë, procedohet penalisht 52-vjeçari në Bilisht

Lapsi.al 15 June 2022
Kontrabandonte mallra ushqimore në doganë, procedohet penalisht

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 52-vjeçar pasi ky i fundit ka kontrabanduar mallra të ndryshme. Ai është kapur me mallra ushqimore në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. J., 52 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimore, për të cilat nuk kishte kryer procedurat doganore.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI